Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve
Themelimi i Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Vushtrri është rezultat i një bashkëpunimi konkstruktiv ndërmjet OJQ-së Hareja, Komunës së Vushtrrisë dhe DVV International. Kjo iniciativë synon të krijoj një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e programeve gjithëpërfshirëse të arsimit formal dhe joformal, duke ofruar mundësi reale për pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe të rriturve në një gamë të gjerë fushash dhe metodash të dukimit holistik, të përshtatura sipas nevojave të komunitetit lokal.
Qendra e tretë holistike për Arsimimin dhe Edukimin e të Rriturve, e bazuar në përvojën e Shkollave Popullore Gjermane (VHS), është themeluar në bashkëpunimin me OJQ-në Hareja në Vushtrri. Të gjitha ofertat edukativo-arsimore do të dizajnohen dhe zhvillohen në përputhje me nevojat dhe interesat e komunitetit lokal në Komunën e Vushtrrisë.
© Copyright OJQ Hareja