OJQ Hareja dhe UBO Consulting nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
OJQ Hareja dhe UBO Consulting kanë nënshkruar marrëveshje për realizimin e hulumtimit mbi Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE) në Komunën e Vushtrrisë.
Ky hulumtim synon të ofrojë të dhëna të sakta dhe gjithëpërfshirëse mbi gjendjen aktuale të arsimit për të rritur, nevojat e komunitetit dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm në këtë fushë.
Bashkëpunimi i tillë është një hap i rëndësishëm drejt profesionalizimit dhe fuqizimit të qendrave të të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit për të rritur në komunën tonë.
📌 Me këtë marrëveshje, ne po krijojmë bazën për politika dhe programe më efektive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.
