Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – Roz Tetor, OJQ Hareja – Qendra YALEC Vushtrri organizoi një ligjëratë vetëdijesuese si pjesë e programeve të saj të edukimit shëndetësor primar.
Qëllimi i kësaj ligjërate ishte ngritja e vetëdijes së grave dhe komunitetit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, parandalimit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.
OJQ Hareja – Qendra YALEC do të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve të ngjashme vetëdijesuese, duke e konsideruar edukimin shëndetësor si një shtyllë thelbësore të mirëqenies së përgjithshme të komunitetit.
Në fund, shprehim falënderim të veçantë për donatorin DVV International për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për bashkëpunëtorët institucionalë dhe profesionalë që kontribuojnë në realizimin e suksesshëm të aktiviteteve tona.
Kujdesi për shëndetin fillon nga vetëdijesimi!

