Vizita e Drejtorit të DVV International në Qendrën YALEC Vushtrri

Në Qendrën YALEC Vushtrri u mirëprit drejtori i DVV International, z. Ramadan Alija, i cili u njoftua nga stafi me aktivitetet që po zhvillohen në qendër dhe me planet për të ardhmen në fushën e arsimit për të rritur.

Gjatë vizitës, z. Alija pati mundësinë të vizitojë nga afër kursin e rrobaqepësisë, ku pjesëmarrëset shprehën falënderimin e tyre për mundësinë që iu është dhënë për të ndjekur këto trajnime profesionale, të cilat u mundësojnë të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përgatiten më mirë për tregun e punës.

Qendra YALEC Vushtrri dhe DVV International mbeten të përkushtuara në mbështetjen e arsimit joformal dhe fuqizimin e të rriturve përmes trajnimeve cilësore dhe gjithëpërfshirëse.



Categories Lajme

Leave a Comment