Programi i Rrobaqepësisë për Gratë – i plotësuar me trajnimin për 

Orientim në Karrierë & Soft Skills

Në kuadër të programit të rrobaqepësisë për gratë pjesëmarrëse, qendra jonë ka ofruar gjithashtu edhe programin “Orientim në Karrierë dhe Zhvillim të Aftësive të Buta (Soft Skills)”, me qëllim fuqizimin profesional dhe personal të grave që synojnë të hyjnë në tregun e punës ose të zhvillojnë iniciativat e tyre vetëpunësuese.

Ky program mbështetës u dizajnua për t’i pajisur pjesëmarrëset me njohuri dhe aftësi praktike, duke përfshirë:

  • Planifikimin e karrierës dhe zhvillimin profesional
  • Ndërtimin e CV-së dhe përgatitjen për intervistë pune
  • Komunikimin efektiv dhe punën në ekip
  • Menaxhimin e kohës dhe organizimin e punës
  • Vetëbesimin dhe prezantimin profesional

Pjesëmarrëset patën mundësinë të zhvillojnë shkathtësi të rëndësishme për tregun e punës modern, duke kombinim aftësitë teknike të rrobaqepësisë me kompetenca të nevojshme për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të suksesshme.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur fuqizimin ekonomik të grave dhe rritjen e mundësive të tyre në komunitet.

Categories Lajme

Leave a Comment