
Sot, ambientet e Qendrës Rinore “Hareja” mirëpritën përfaqësuesit e DVV Internacional, z.Tomas dhe z.Ramadan. Kjo vizitë kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes palëve dhe eksplorimin e mundësive për projekte të përbashkëta në të ardhmen.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Qendrës “Hareja” diskutuan me mysafirët mbi rëndësinë e arsimit cilësor për të rriturit dhe mënyrat konkrete se si mund të kontribuojnë së bashku në këtë drejtim. Bashkëbisedimi u fokusua në ide dhe iniciativa që kanë potencial të sjellin ndryshim pozitiv në komunitet.
Qendra “Hareja” shpreh mirënjohjen për këtë vizitë dhe e vlerëson lart interesimin e DVV Internacional. Me besim të plotë, presim që kjo vizitë të shndërrohet në një bashkëpunim të frytshëm për të ardhmen.