🌸 Sot në YALEC ishte një ditë pak më ndryshe…
Pjesëmarrëset e grupeve të Aerobikut dhe Pilates i përgatitën një surprizë të bukur trajneres së tyre me rastin e ditëlindjes. 🎂❤️
Por surpriza nuk ishte vetëm një urim. Disa prej tyre ndanë fjalë të sinqerta për përvojën, momentet e bukura dhe miqësitë që kanë krijuar gjatë kohës së kaluar së bashku.
Sepse në YALEC nuk mblidhemi vetëm për të ushtruar… mblidhemi për të qenë bashkë, për të motivuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar kujtime. 🌷
🙏 Faleminderit pjesëmarrëseve për këtë moment të veçantë dhe urime ditëlindjen trajneres!
YALEC – më shumë se mësim, një komunitet. ❤️
Me mbështetjen e DVV International.


