Qendra Rinore “Hareja” priti përfaqësuesin e DVV International për Kosovë, z. Ramadan Alija, në një takim ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim të mëtejmë në fushën e rinisë dhe arsimit joformal. Vizita synonte forcimin e lidhjeve dhe nxitjen e projekteve që ndihmojnë zhvillimin e komunitetit lokal.

Pjesë e këtij angazhimi ishte edhe një takim i përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Izet Miftari, dhe Zyrtarin për Rini, z. Liridon Hajdini. Ata shprehën gatishmërinë për të mbështetur iniciativat dhe propozimet e paraqitura gjatë diskutimeve.

Qendra “Hareja” e vlerëson lartë këtë mbështetje institucionale dhe e sheh këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve që sjellin ndikim pozitiv për të rinjtë dhe tërë komunitetin.