Qendra Rinore “Hareja” në Vushtrri u vizitua nga z. Thomas Lichtenberg, Drejtor Rajonal i DVV International për Kaukazin dhe Evropën Juglindore, së bashku me përfaqësuesin për Kosovë, z. Ramadan Alija. Vizita u fokusua në krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi në fushën e Arsimit për të Rritur (ARr), si një nga shtyllat e zhvillimit shoqëror dhe profesional.

Gjatë qëndrimit në Vushtrri, z. Lichtenberg dhe z. Alija zhvilluan takime me akterë kyç institucionalë, për të diskutuar mundësitë konkrete të bashkëpunimit dhe përkrahjes. Ndër ta ishin Drejtori Komunal i Arsimit, z. Albanez Tahiraj, Drejtori i Qendrës së Kulturës, z. Gëzim Saraçi, si dhe zyrtarët e DKA-së, z. Enver Bajrami dhe z. Arianit Jashari, së bashku me Zyrtarin për Rini, z. Liridon Hajdini.

Kjo vizitë përforcoi angazhimin e ndërsjellë për të fuqizuar arsimin joformal dhe zhvillimin e kapaciteteve të të rriturve në komunën e Vushtrrisë, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të synimeve të përbashkëta.