
Më 18 prill 2025, në Vushtrri u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit mes Komunës së Vushtrrisë, Qendrës Rinore “Hareja” dhe DVV International. Ky dokument shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit joformal në Kosovë, përmes një bashkëpunimi të strukturuar dhe afatgjatë.
Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i një Qendre të re për Arsimin e të Rinjve dhe të Rriturve, e cila do të funksionojë brenda hapësirave të Qendrës Rinore “Hareja” në Vushtrri. Kjo qendër do të ofrojë mundësi zhvillimi dhe trajnimi për të gjithë qytetarët që kërkojnë ngritje profesionale dhe përfshirje aktive në tregun e punës.
Ky partneritet përfaqëson një model bashkëpunimi mes institucioneve publike dhe organizatave ndërkombëtare, me synimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë dhe të rriturit në Kosovë.