
Qendra Rinore “Hareja”, me mbështetjen e DVV International nga Gjermania, ka nënshkruar kontratën për hapjen e Qendrës për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve – Youth & Adult Learning and Education Center (YALEC) në Vushtrri. Kjo qendër do të shërbejë si një hapësirë gjithëpërfshirëse për zhvillimin arsimor dhe profesional të qytetarëve.
YALEC Vushtrri ka për synim ofrimin e mundësive të reja edukative në fushën e arsimit formal dhe joformal, duke u bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane (vhs). Qendra do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve, kurseve dhe aktiviteteve të përshtatura për nevojat e komunitetit lokal.
Inaugurimi zyrtar i qendrës pritet të bëhet së shpejti, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e edukimit për të rinjtë dhe të rriturit në qytetin e Vushtrrisë.