THIRRJE PËR MODERATOR/E
OJQ Hareja – YALEC – Vushtrri, në kuadër të Javës së Mësimit gjatë Gjithë Jetës, shpall thirrje për angazhimin e një Moderatori/eje për punëtorinë:
“Bashkëpunimi Ndërinstitucional për Zhvillimin e Arsimit dhe Mësimit gjatë Gjithë Jetës në Komunën e Vushtrrisë”
📅 Data: 27 Nëntor 2026
📍 Vendi: OJQ Hareja – YALEC, Vushtrri
Kriteret:
- Përvojë në moderimin e punëtorive, trajnimeve ose aktiviteteve të ngjashme;
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
- Njohuri në fushën e arsimit dhe mësimit gjatë gjithë jetës përbëjnë avantazh.
📧 Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në në email: blerim@yalec.hareja.org
🗓️ Afati i aplikimit: [10/11/2026]
NGO Hareja – YALEC – Vushtrri mirëpret aplikimet e profesionistëve që dëshirojnë të kontribuojnë në promovimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mësimit gjatë gjithë jetës.