
Organizata Rinore “Hareja”, si anëtare e Rrjetit Jo-formal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE-NK), organizoi një sërë aktivitetesh në qytetin e Vushtrrisë për të shënuar “Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Qëllimi ishte promovimi i rëndësisë së vazhdimit të mësimit në çdo fazë të jetës dhe fuqizimi i qytetarëve përmes dijes.
Këtij organizimi i dhanë mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë Qendra për Punësim, Shkolla e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”, Qendra e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, CTA dhe organizata të tjera lokale. Pjesëmarrja e gjerë tregoi përkushtimin e komunitetit ndaj zhvillimit arsimor dhe profesional.
Aktivitetet u mbështetën nga DVV International në Kosovë, dhe Organizata “Hareja” shpreh mirënjohjen për këtë mbështetje të vazhdueshme që i jep kuptim dhe vazhdimësi nismave për edukim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.