Grupi i dytë i pjesëmarrësve në kursin “Aerobik dhe Edukim Shëndetësor” ka përmbyllur me sukses këtë fazë të programit, duke realizuar edhe pyetësorin përfundimtar të vlerësimit të nivelit.

Ky proces ka shërbyer për të reflektuar mbi njohuritë dhe përfitimet e arritura gjatë trajnimit, si dhe për të identifikuar ndikimin pozitiv që aktivitetet aerobike dhe edukimi shëndetësor kanë pasur në përditshmërinë e pjesëmarrësve.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë këtij kursi.

Një falënderim i veçantë shkon për DVV International për mbështetjen e vazhdueshme, e cila bën të mundur realizimin e programeve të tilla në shërbim të komunitetit.

 

 

Categories Lajme

Leave a Comment