THIRRJE PËR APLIKIM PËR TRAJNER/E

Qendra për të Rinjtë dhe të Rriturit YALEC Vushtrri
(Youth and Adult Learning and Education Center) shpall thirrje për angazhimin e një trajneri/e për realizimin e programit trajnues:

“CIKLI I STILEVE”

Temat e programit:

  1. Stilet e komunikimit
  2. Stilet e debatit
  3. Stilet e lidershipit
  4. Stilet e të nxënit
  5. Stilet e prindërimit
  6. Komuniteti dhe Qeverisja Lokale

Kriteret e aplikimit:

  • Të ketë përvojë në mësimdhënie;
  • Të ketë përvojë pune me të rritur;
  • Të ketë përvojë si trajner/e në fushat e komunikimit, debatit, lidershipit, të nxënit dhe prindërimit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe fasilitimi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV e përditësuar;
  • Letër motivimi.

Afati i aplikimit:
Aplikimet pranohen deri më 7 korrik 2026.

Mënyra e aplikimit:
Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat:

📧 blerim@yalec.hareja.org
📧 blerim81@hotmail.com

Për më shumë informata, mund të na kontaktoni në:
📞 +383 44 169 306

YALEC Vushtrri
Youth and Adult Learning and Education Center

Categories Lajme

Leave a Comment