THIRRJE PËR ANGAZHIM TË TRAJNUESIT/UDHËRRËFYESIT PËR HIKING

YALEC – Vushtrri hap thirrjen për angazhimin e një trajnuesi/udhërrëfyesi të hiking-ut për organizimin dhe realizimin e aktiviteteve në natyrë me pjesëmarrësit tanë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi dhe udhëheqja e aktiviteteve hiking;
  • Përgatitja e itinerareve dhe përshtatja e tyre sipas nivelit të pjesëmarrësve;
  • Udhëzimi i pjesëmarrësve për sigurinë gjatë ecjeve në natyrë;
  • Promovimi i aktivitetit fizik, mirëqenies dhe lidhjes me natyrën;
  • Sigurimi i një eksperience pozitive dhe të sigurt për grupin.

Kriteret e kërkuara:

  • Përvojë në organizimin dhe udhëheqjen e aktiviteteve hiking;
  • Njohuri mbi orientimin, sigurinë në natyrë dhe menaxhimin e grupeve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Përkushtim dhe përgjegjësi profesionale.

Të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dërguar një përshkrim të shkurtër të përvojës dhe kontakteve të tyre.

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni YALEC – Vushtrri.

blerim@yalec.hareja.org

+38344169306

Afati i aplikimit: 09/07/2026

OJQ Hareja – YALEC – Vushtrri

Categories Lajme

Leave a Comment