Trajner/e për kursin Art – Pikturë & Animacion

 YALEC (Youth and Adult Learning and Education Center) Vushtrri shpall thirrje për angazhimin e një trajneri/eje për realizimin e kursit Art – Pikturë & Animacion, në kuadër të programeve të Arsimit dhe Edukimit të të Rriturve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi dhe zhvillimi i programit të trajnimit.
  • Mbajtja e sesioneve teorike dhe praktike në fushën e pikturës dhe animacionit.
  • Përgatitja e materialeve mësimore.
  • Vlerësimi i pjesëmarrësve dhe mbajtja e evidencës së vijueshmërisë.
  • Hartimi i një raporti përfundimtar mbi realizimin e kursit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Art, Arte Figurative, Dizajn Grafik, Animacion ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë në mësimdhënie ose ofrim trajnimesh.
  • Njohuri dhe aftësi praktike në pikturë dhe/ose animacion.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Përvoja në punë me të rinj dhe të rritur do të konsiderohet përparësi.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV (Curriculum Vitae);
  • Letër motivimi;
  • Kopje e diplomës dhe certifikatave relevante;
  • Dëshmi për përvojën profesionale (nëse ka).

Kohëzgjatja e angazhimit:

Angazhimi do të realizohet sipas planit të aktiviteteve të YALEC – Vushtrri dhe kontratës së nënshkruar me trajnerin/en e përzgjedhur.

Afati i aplikimit:

Të interesuarit mund të aplikojnë deri më 20 / 07 / 2026.

Aplikimet duhet të dërgohen në email: blerim@yalec.hareja.org / blerim81@hotmail.com                                                    ose të dorëzohen fizikisht në zyrat e YALEC – Vushtrri.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

YALEC – Vushtrri inkurajon të gjithë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë, pa dallim gjinie, moshe apo përkatësie.

Categories Lajme

Leave a Comment