THIRRJE PUBLIKE PËR ANGAZHIM TË TRAJNERIT/ES – HARTIMI I PLANIT TË BIZNESIT

OJQ Hareja – YALEC Vushtrri, me mbështetjen e DVV International – Zyra në Kosovë, shpall thirrje për angazhimin e një Trajneri/eje për kursin “Hartimi i Planit të Biznesit” në kuadër të programeve të Arsimit dhe Edukimit të të Rriturve (ALE).

Kriteret e aplikimit

Kandidatët duhet të kenë:

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
  • Përvojë në hartimin e planeve të biznesit dhe/ose ofrimin e trajnimeve;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.

Dokumentet e nevojshme

  • CV;
  • Letër motivimi;
  • Kopje të diplomës dhe certifikatave relevante.

Mënyra e aplikimit

Aplikimet dërgohen në blerim@yalec.hareja.org / blerim81@hotmail.com                                                                                 me subjekt “Aplikim për Trajner/e – Hartimi i Planit të Biznesit” ose dorëzohen në zyrat e YALEC – Vushtrri.

Afati i aplikimit

20/07/2026 2026, ora 16:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Categories Lajme

Leave a Comment