đŸ€ Sot patĂ«m kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« takojmĂ« DrejtoreshĂ«n e DrejtorisĂ« Komunale tĂ« Arsimit nĂ« Vushtrri, znj. Naile Kovaçi Bekteshi.

GjatĂ« takimit prezantuam punĂ«n dhe aktivitetet e YALEC – Vushtrri nĂ« kuadĂ«r tĂ« OJQ Hareja, trajnimet e realizuara, pĂ«rvojĂ«n nga vizita studimore nĂ« Volkshochschule Frankfurt (VHS), si dhe anĂ«tarĂ«simin e OJQ Hareja – YALEC nĂ« European Association for the Education of Adults (EAEA).

FalĂ«nderojmĂ« DrejtoreshĂ«n pĂ«r pritjen, interesimin dhe mbĂ«shtetjen pĂ«r zhvillimin e arsimit dhe edukimit tĂ« tĂ« rriturve nĂ« KomunĂ«n e VushtrrisĂ«. SĂ« bashku pĂ«r mĂ« shumĂ« mundĂ«si mĂ«simi dhe zhvillimi! đŸ“šđŸ€

Categories Lajme

Leave a Comment