🇩🇪 Kursi i Gjuhës Gjermane vazhdon me sukses në YALEC – Vushtrri!

Të rinjtë dhe të rriturit po vazhdojnë të zhvillojnë njohuritë e tyre në gjuhën gjermane, duke fituar aftësi të reja që u hapin mundësi më të mira për punësim, arsimim dhe zhvillim personal.

Në YALEC – Vushtrri besojmë se mësimi gjatë gjithë jetës është çelësi i suksesit dhe integrimit në tregun e punës.

🙏 Falënderojmë DVV International për mbështetjen e vazhdueshme në organizimin dhe zhvillimin e këtyre trajnimeve, duke kontribuar në fuqizimin e komunitetit tonë përmes arsimit të të rriturve.

#YALECVushtrri #Hareja #DVVInternational #GjuhëGjermane #LifelongLearning #AdultEducation #Vushtrri

Categories Lajme

Leave a Comment