Hiking-u i parë “Vushtrria me Rrethinë” – një ditë e veçantë për gratë dhe vajzat e komunitetit

Sot, në kuadër të aktiviteteve të YALEC – Vushtrri, u realizua hiking-u i parë me moton “Vushtrria me Rrethinë”, një aktivitet që bashkoi gra dhe vajza të komunitetit në një ditë të mbushur me aktivitet fizik, natyrë, shoqërim dhe energji pozitive.

Pjesëmarrja e madhe e grave dhe vajzave dëshmoi edhe një herë rëndësinë e krijimit të mundësive për aktivizim, mirëqenie, mësim gjatë gjithë jetës dhe përfshirje sociale në komunitet.

Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së DVV International, përmes së cilës qytetarët e Vushtrrisë po përfitojnë nga programe dhe aktivitete të ndryshme të edukimit dhe zhvillimit personal.

YALEC – Vushtrri synon të krijojë një hapësirë të hapur dhe gjithëpërfshirëse ku qytetarët, pavarësisht moshës, mund të mësojnë, të zhvillohen, të bashkëveprojnë dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre.

Hiking-u i parë “Vushtrria me Rrethinë” ishte vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të krijojmë aktivitete të reja që promovojnë një komunitet më aktiv, më të shëndetshëm dhe më të përfshirë.

🙏 Falënderojmë të gjitha gratë dhe vajzat që iu bashkuan këtij aktiviteti, si dhe DVV International për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

YALEC – Vushtrri
Learning. Connecting. Empowering.

Categories Lajme

Leave a Comment