THIRRJE PËR ANGAZHIM TË TRAJNERIT/TRAJNEREs

Për Pilates dhe Yoga

YALEC – Vushtrri, në kuadër të aktiviteteve për promovimin e shëndetit, mirëqenies fizike dhe një stili aktiv të jetesës, shpall thirrje për angazhimin e një trajneri/trajnerje për Pilates dhe Yoga.

Detyrat kryesore:

  • Përgatitja dhe realizimi i seancave të Pilates dhe Yoga;
  • Hartimi i ushtrimeve të përshtatshme për pjesëmarrësit;
  • Sigurimi i një ambienti të sigurt dhe pozitiv gjatë trajnimeve;
  • Përshtatja e ushtrimeve sipas nivelit dhe nevojave të pjesëmarrësve;
  • Pjesëmarrja dhe bashkëpunimi në aktivitetet e organizuara nga YALEC – Vushtrri.

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidati/ja duhet të plotësojë këto kritere:

  • Diplomë universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ose fushë të ngjashme;
  • Trajnim/certifikim profesional në Pilates dhe/ose Yoga;
  • Përvojë praktike në udhëheqjen e trajnimeve të Pilates dhe Yoga;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative;
  • Përgjegjësi, profesionalizëm dhe aftësi për të punuar me grupe;
  • Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë në punën me gra dhe vajza.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV;
  • Kopja e diplomës;
  • Certifikatat relevante për Pilates/Yoga;
  • Dëshmi/reference për përvojën e punës, nëse posedon.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentet e kërkuara në: [blerim@yalec.hareja.org]

Afati për aplikim: deri me, 06/09/2026

YALEC – Vushtrri
Youth and Adult Learning and Education Center

Categories Lajme

Leave a Comment