🎨 Fillon kursi i Fashion Design në YALEC – Vushtrri
Në YALEC – Vushtrri ka filluar kursi Fashion Design – Dizajn i Veshjeve, duke krijuar një mundësi të re për gratë dhe vajzat e komunitetit që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre kreative dhe profesionale.
Pjesëmarrëset do të kenë mundësi të mësojnë aftësi praktike në dizajn dhe përpunimin e veshjeve, duke krijuar perspektiva të reja për punësim, vetëpunësim dhe zhvillim ekonomik.
🌸 Mëso. Krijo. Zhvillo. Beso në veten tënde.
Aktiviteti realizohet nga YALEC – Vushtrri, në kuadër të OJQ Hareja, me mbështetjen e DVV International.
