Trajnimi “Dhuna Digjitale” në YALEC Vushtrri
YALEC Vushtrri organizoi trajnimin me temën “Dhuna Digjitale”, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe informimit të pjesëmarrësve për rreziqet dhe format e dhunës në hapësirën digjitale.
Gjatë trajnimit u diskutua për bullizmin kibernetik, ngacmimet në rrjetet sociale, sigurinë dhe privatësinë në internet, si dhe mënyrat e parandalimit dhe raportimit të rasteve të dhunës digjitale.
Përmes këtij aktiviteti synojmë të kontribuojmë në krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt dhe në zhvillimin e kompetencave të pjesëmarrësve.
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e DVV International.
