UBO Consulting prezanton në Qendrën YALEC raportin e hulumtimit mbi Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve në Vushtrri

Në Qendrën YALEC në Vushtrri u mbajt prezantimi i Raportit Përfundimtar të Hulumtimit Gjithëpërfshirës mbi Arsimin dhe Edukimin e të Rriturve (ALE) në Komunën e Vushtrrisë, i realizuar nga UBO Consulting, në kuadër të projektit të mbështetur nga DVV International.

Raporti paraqet gjetje të rëndësishme mbi gjendjen aktuale të arsimit të të rriturve, nevojat ekzistuese, sfidat dhe mundësitë për zhvillim të mëtejmë në nivel lokal. Gjatë prezantimit u diskutua edhe rëndësia e përdorimit të këtyre gjetjeve për përmirësimin e politikave dhe programeve edukative për të rritur.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të arsimit dhe edukimit të të rriturve në Komunën e Vushtrrisë, si dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave, institucioneve dhe partnerëve relevantë.

Qendra YALEC dhe OJQ Hareja falënderojnë UBO Consulting për prezantimin profesional dhe DVV International për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e arsimit të të rriturve.

Categories Lajme

Leave a Comment