Përfundon me sukses testi final i kursit të gjuhës gjermane – Niveli A1

Sot, pjesëmarrësit e kursit të gjuhës gjermane në nivelin A1 në qendrën tonë zhvilluan testin përfundimtar të kursit. Me kënaqësi të madhe njoftojmë se të gjithë pjesëmarrësit e kaluan testin me sukses, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë periudhës së mësimit.

Ky rezultat është një dëshmi e punës së përbashkët të pjesëmarrësve dhe stafit të qendrës sonë, si dhe e rëndësisë së programeve të edukimit për të rinjtë dhe të rriturit në komunitetin tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për DVV International për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e aktiviteteve dhe programeve tona edukative.

Jemi shumë të lumtur që përmes qendrës sonë kemi mundur t’u ofrojmë të rinjve dhe të rriturve mundësi për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e tyre dhe për të qenë pjesë e aktiviteteve tona arsimore.


Categories Lajme

Leave a Comment