THIRRJE PËR ANGAZHIMIN E TRAJNERIT/EVE
OJQ-Hareja, YALEC -Vushtrri fton profesionistë të kualifikuar të aplikojnë për angazhim si Trajner/e për realizimin e trajnimeve në temat:
- Sfidat e prindërve të fëmijëve me Autizëm
- Stresi tek adoleshentët
- Varësia nga lojërat virale tek adoleshentët
- Menaxhimi i ankthit dhe depresionit
Detyrat kryesore
- Hartimi dhe realizimi i trajnimeve sipas temave të përcaktuara.
- Përgatitja e materialeve trajnuese dhe metodologjisë së punës.
- Lehtësimi i diskutimeve dhe aktiviteteve praktike me pjesëmarrës.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
- Diplomë universitare në Psikologji (preferohet), Pedagogji, Punë Sociale ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune me të rinj, prindër dhe të rritur.
- Njohuri të dëshmuara në fushën e shëndetit mendor, zhvillimit psikosocial dhe edukimit joformal.
- Përvojë në trajtimin e temave që lidhen me ankthin, depresionin, stresin, autizmin dhe sfidat e adoleshencës konsiderohet përparësi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
- CV e përditësuar, Letër motivimi. Dëshmi për kualifikimet profesionale dhe trajnimet.
Aplikimi deri me 23/11/2026 , blerim@yalec.hareja.org / blerim81@hotmail.com
Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.