Vizitë zyrtare në qendrën YALEC – Vushtrri

Znj. Katrin Denys, Drejtoreshë Rajonale e DVV International për Europën Juglindore dhe shtetet e Kaukazit, së bashku me z. Ramadan Alija, Drejtor i DVV International për Kosovë, vizituan qendrën YALEC – Vushtrri.

Gjatë vizitës, mysafirët u njoftuan nga afër me programet aktuale dhe aktivitetet që po zhvillohen në qendër. Menaxheri i qendrës, z. Blerim Zymberi, prezantoi draft-planin për vitin 2026, duke paraqitur drejtimet kryesore të zhvillimit dhe bashkëpunimit në fushën e arsimit për të rritur.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Arsimit i Komunës së Vushtrrisë, z. Albanez Tahiraj, dhe Drejtori i OJQ “Hareja”, z. Bajrush Kosumi, të cilët shprehën mbështetjen e plotë për qendrën dhe ofruan bashkëpunim të vazhdueshëm në zhvillimin e aktiviteteve arsimore dhe profesionale për të rritur.

Të gjithë pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë, DVV International, OJQ Hareja dhe YALEC Vushtrri, në funksion të forcimit të arsimit për të rritur dhe mundësive të reja për zhvillim në komunitet.

🤝 Bashkëpunimi: Komuna e Vushtrrisë – DVV International – OJQ Hareja – YALEC Vushtrri

 

Categories Lajme

Leave a Comment