Sot, Qendrën tonë YALEC – Vushtrri e vizitoi Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, znj. Naile Kovaçi Bekteshi.
Gjatë vizitës, drejtoresha u njoh nga afër me aktivitetet dhe trajnimet që po zhvillohen në qendër, si dhe me bashkëpunimin tonë me VHS Frankfurt, vizitat studimore, dhe anëtarësimin e YALEC në EAEA (European Association for the Education of Adults).
Gjithashtu, diskutuam për pjesëmarrjen në Konferencën Rajonale që do të mbahet në Dresden, Gjermani, në fund të muajit shtator, me temën: “Arsimi dhe Edukimi i të Rriturve si Përgjegjësi e Autoriteteve Lokale”.
E falënderojmë znj. Naile Kovaçi Bekteshi për vizitën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm për zhvillimin e arsimit dhe edukimit të të rriturve në komunën tonë.
