Ngritje kapacitetesh për trajnerët e YALEC Vushtrri

Gjatë tri ditëve të trajnimit për ngritje të kapaciteteve, trajnerët e YALEC Vushtrri patën mundësinë të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale përmes diskutimeve, punës praktike dhe shkëmbimit të përvojave.

Ky trajnim shërbeu si një mundësi e vlefshme për të forcuar kompetencat e trajnerëve, për të shkëmbyer praktika të mira dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me pjesëmarrës nga organizata të ndryshme.

Mirënjohje për Fakultetin e Edukimit dhe DVV International për mbështetjen dhe bashkëpunimin, si dhe për të gjithë trajnerët e YALEC Vushtrri për përkushtimin, energjinë dhe pjesëmarrjen aktive gjatë këtyre tri ditëve.

Jemi të bindur se njohuritë dhe përvojat e fituara do të kontribuojnë në punën e tyre të përditshme me të rinjtë dhe komunitetin.

Së bashku drejt zhvillimit profesional dhe fuqizimit të komunitetit! 🌟

#YALECVushtrri #NgritjeKapacitetesh #Trajnim #DVVInternational #FakultetiiEdukimit #ZhvillimProfesional #Komuniteti #MësimGjatëGjithëJetës

Categories Lajme

Leave a Comment