Ambasadori Gjerman morri pjesë në hapjen e YALEC – Një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit afatgjatë

Në ambientet e Qendrës për Arsim për të Rinj dhe të Rritur – YALEC në Vushtrri, patëm nderin të mirëpresim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, në kuadër të hapjes zyrtare të aktiviteteve dhe trajnimeve që zhvillohen në këtë qendër.

Gjatë vizitës, Menaxheri i Qendrës, z. Blerim Zymberi, informoi Ambasadorin për programet që tashmë kanë nisur, si dhe për trajnimet që do të zhvillohen në të ardhmen në fusha të ndryshme si: gjuha gjermane, edukimi shëndetësor, rrobaqepësia, teknologjia dhe të tjera.

Z. Zymberi falënderoi Ambasadorin dhe përfaqësuesit e DVV International për përkrahjen e vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fuqizimin e të rinjve dhe të rriturve përmes arsimit cilësor joformal.

Presim që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen në funksion të zhvillimit të komunitetit dhe fuqizimit të aftësive të qytetarëve tanë.

Categories Lajme

Leave a Comment