
Më 10 korrik 2025, në ambientet e Villa Gërmia në Prishtinë, u mbajt punëtoria e organizuar nga Rrjeti për Arsimin e të Rriturve në Kosovë – ALE NK, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave anëtare dhe institucioneve partnere.
Në këtë punëtori, Drejtori i OJQ Hareja, z. Bajrush Kosumi, dhe Menaxheri i Qendrës YALEC – Hareja, z. Blerim Zymberi, dhanë një kontribut të rëndësishëm në diskutimet dhe procesin e konsultimit për hapat e ardhshëm të rrjetit.
Pjesë kyçe e agjendës ishte edhe prezantimi nga z. Agron Hajdari dhe znj. Vjosa Latifi, ku u paraqitën rezultatet dhe rekomandimet e dala nga analiza e legjislacionit aktual, duke u fokusuar në mundësitë reale për formalizimin dhe regjistrimin e Rrjetit ALE NK. Këto gjetje shërbyen si bazë për diskutime të mëtejshme me organizatat anëtare dhe ekspertët e fushës.
Në fokus të punëtorisë ishin gjithashtu:
- Diskutimi mbi statutin dhe rregulloren e brendshme të rrjetit,
- Rishikimi i webfaqes së rrjetit dhe zotimet për menaxhim më të mirë të saj,
- Planifikimi i aktiviteteve avokuese për promovimin e të drejtës në arsim për të rritur në komunat e ndryshme të Kosovës.
🟢 OJQ Hareja mbetet e përkushtuar në fuqizimin e edukimit për të rritur dhe në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme përmes rrjeteve si ALE NK.