THIRRJE PËR APLIKIM PËR TRAJNER/E AEROBIKË DHE EDUKIM SHENDETËSOR  

 

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM

Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC – Youth and Adult Learning and Education Centre) në Vushtrri, e cila do të funksionojë sipas modelit të shkollave popullore gjermane. Kjo iniciativë është pjesë e një projekti të financuar nga DVV International në Kosovë, dhe ka për synim të ofrojë qasje gjithëpërfshirëse dhe holistike ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes arsimit formal dhe joformal.

Në kuadër të saj, Qendra YALEC kërkon të angazhoj trajner/e për Aerobikë dhe Edukim Shëndetësor i/e cili/a do të punojë në mënyrë aktive brenda Qendrës YALEC. Trajneri-ja do të zhvillojë dhe ofrojë trajnime të përshtatura sipas nevojave të komunitetit, me synimin e këtij angazhimi është të fuqizojë komunitetin local përmes promovimit të një stili jetese të shëndetshëm, parandalimit të sëmundjeve, dhe përfshirjes aktive të grave në aktivitete fizike.

Trajneri/ja do të hartojë, planifikojë dhe përgatisë ligjëratat për Edukim shëndetësorë dhe Aerobikë në përputhje me nevojat, kërkesat, përvojat, interesat, aftësitë dhe shkathtësitë e pjesëmarrësve, duke marrë parasysh diversitetin e tyre.

____________________________________________________________________________

ROLI DHE PËRGJEGJËSITË

Trajneri për aerobik dhe edukim shëndetësor ka për detyrë të udhëheqë sesionet e aktivitetit fizik dhe të ofrojë informacione të sakta dhe të dobishme mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme. Ai/ajo kontribuon në përmirësimin e mirëqenies fizike dhe mendore të pjesëmarrësve përmes një qasjeje edukative dhe praktike.

  • Planifikimi dhe organizimi i trajnimeve;
  • Zhvillimi I sesioneve praktike dhe teorike
  • Monitorimi dhe motivimi i pjesëmarrësve
  • Siguria dhe mbrojtja e shëndetit
  • Raportimi dhe bashkëpunimi

KRITERET DHE SHKATHTËSITË

  • Diplomë universitare në Edukim Fizik Sporti dhe Shëndeti (bachelor, preferohet master);
  • Përvojë minimum 3 vjeçare në mësimdhënie të Edukimit Fizik Sportit dhe Shëndetit;
  • Përvojë pune si trajner /e e Aerobikut me Gra të shtyra në moshë
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit ndër personal duke përfshirë eksperiencën e lehtësimit/ orientimit/ menaxhimit të trajnimeve/punës dhe prezantimit;
  • Aftësi për të punuar me të rritur në një mjedis joformal dhe të përshtatshëm;
  • Njohuri bazike të teknologjisë.

PËRFITIMET

  • Mundësi për angazhim në një projekt me ndikim në komunitet.
  • Ambient bashkëpunues dhe mbështetje nga stafi i OJQ-së.
  • Kompensim sipas marrëveshjes dhe angazhimit.
  • Përvojë e vlefshme për zhvillim profesional dhe mundësi bashkëpunimi në projekte të ardhshme.

 

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT

Kandidatet e interesuar mund të dërgojnë:

  • CV -në
  • Letër Motivuese
  • Ofertën financiare

Dërgoni aplikimin në

blerim@yalec.hareja.org / harejahareja1@gmail.com / blerim81@hotmail.com

Konkursi mbetet i hapur nga data 22/07/2025 deri më 30/07/2025, në ora 16:00.

Inkurajohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë, preferohet të jetë e gjinisë femërorë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë.

Categories Lajme

Leave a Comment