OJQ “HAREJA” / “YALEC – Vushtrri” fton profesionistët e interesuar të aplikojnë për angazhimin si moderator në realizimin e podcast-it me temë:
“Arsimi për të rritur në Vushtrri”.
Podcasti do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për promovimin e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe përfshirjen e të rriturve në programe edukative dhe zhvillimore.
Detyrat kryesore të moderatorit:
- Të udhëheqë diskutimin gjatë podcast-it në mënyrë profesionale dhe dinamike;
- Të përgatisë pyetjet dhe rrjedhën e bisedës në koordinim me ekipin e projektit;
- Të sigurojë komunikim të qartë, bashkëkohor dhe përfshirës me pjesëmarrësit;
- Të kontribuojë në zhvillimin pozitiv të imazhit të podcast-it dhe mesazhit edukativ.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë paraprake në moderim, gazetari, komunikim publik apo evente të ngjashme;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese;
- Njohuri mbi temat e arsimit, zhvillimit rinor dhe edukimit joformal për të rritur;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese me ekipin organizativ.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar (me përvojën relevante);
- Ofertë financiare për angazhimin.
Afati i aplikimit:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën:
📧 blerim@yalec.hareja.org / harejahareja@hotmail.com
Afati i aplikimit deri më ( 13 nëntor 2025].