Përfundimi i Modulit: Orientimi në Karrierë dhe Shkathtësitë e Buta (Soft Skills)
Sot kemi përfunduar me sukses trajnimin në kuadër të modulit “Orientimi në Karrierë dhe Shkathtësitë e Buta (Soft Skills)”, i cili përfshiu katër ditë të aktiviteteve edukative dhe praktike, të dedikuara për zhvillimin profesional të pjesëmarrëseve nga profesioni i rrobaqepësisë dhe dizajnit të modës.
Gjatë këtij programi, pjesëmarrëset u trajnuan në disa fusha kyçe, përfshirë:
-
teknikat e prezantimit profesional,
-
përgatitjen për intervistë pune,
-
komunikimin efektiv,
-
zhvillimin personal dhe profesional në procesin e punësimit.
Dita e fundit u fokusua në improvizimin praktik të intervistës së punës, ku pjesëmarrëset kishin mundësi të aplikojnë njohuritë e fituara dhe të përfitojnë feedback profesional.
Në përmbyllje të trajnimit, të gjitha pjesëmarrëset u pajisën me certifikata si dëshmi e angazhimit, pjesëmarrjes dhe përkushtimit të tyre gjatë gjithë programit.
Ky program implementohet nga OJQ Hareja – YALEC Vushtrri dhe mbështetet nga DVV International – Gjermani.
