Mbajtja e trajnimit IT në YALEC Vushtrri
Në Qendrën YALEC – Vushtrri ka filluar trajnimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit (IT), i cili po zhvillohet nën udhëheqjen e profesorit me përvojë shumëvjeçare, z. Muhamer Ujkani.
Ky trajnim ka për qëllim zhvillimin e aftësive digjitale, rritjen e njohurive bazë dhe të avancuara në IT, si dhe përgatitjen e pjesëmarrësve për kërkesat e tregut modern të punës. Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri praktike dhe teorike në një ambient mbështetës dhe profesional.
YALEC Vushtrri vazhdon të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve dhe të rriturve përmes trajnimeve cilësore dhe programeve edukative.

