📢 THIRRJE PËR TRAJNER/E TË GJUHËS GJERMANE

Qendra YALEC – Vushtrri

Qendra për Mësim të të Rinjve dhe të Rriturve YALEC – Vushtrri shpall thirrje të hapur për angazhimin e një trajneri/trajnereje të Gjuhës Gjermane, në kuadër të programeve të edukimit për të rinj dhe të rritur.

🔹 Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i trajnimeve të gjuhës gjermane (niveli A1/A2 /B1),

  • Përgatitja dhe zbatimi i planeve mësimore,

  • Vlerësimi i progresit të pjesëmarrësve,

  • Bashkëpunimi me stafin e qendrës YALEC.

🔹 Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë universitare përkatëse (Gjuhë Gjermane / Edukim / fusha relevante),

  • Përvojë pune së paku 3 vite në mësimdhënie ose trajnim të gjuhës gjermane,

  • Aftësi të mira komunikimi dhe pune me të rritur,

  • Përgjegjësi, korrektësi dhe përkushtim profesional.

🔹 Ofrohet:

  • Angazhim në një mjedis profesional dhe mbështetës,

  • Mundësi bashkëpunimi në projekte edukative,

  • Pagesë sipas marrëveshjes.

📩 Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në emailin e qendrës YALEC ( blerim@yalec.hareja.org / blerim81@hotmail.com ose të paraqiten drejtpërdrejt në qendër.

📍 Lokacioni: YALEC / OJQ – HAREJA – Vushtrri


Categories Lajme

Leave a Comment