THIRRJE PËR TRAJNER/E TË GJUHËS ANGLEZE

Qendra YALEC – Vushtrri

Qendra për Mësim dhe Edukim të të Rriturve YALEC – Vushtrri shpall thirrje për angazhimin e një Trajneri/e të Gjuhës Angleze për zhvillimin e trajnimeve për të rinj dhe të rritur.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikimi dhe zhvillimi i orëve mësimore të gjuhës angleze

  • Zbatimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies

  • Vlerësimi i progresit të pjesëmarrësve

  • Përgatitja e materialeve mësimore dhe raportimi i aktiviteteve

  • Bashkëpunim me stafin e qendrës YALEC

Kriteret e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Gjuhë Angleze, Edukim ose fusha të ngjashme

  • Përvojë pune së paku 3 vite në mësimdhënie/trajnime

  • Përvojë në punë me të rriturit (përparësi)

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (të folur dhe të shkruar)

  • Aftësi të mira komunikuese, pedagogjike dhe organizative

Ofrojmë:

  • Angazhim profesional në një qendër aktive të edukimit për të rritur

  • Ambient bashkëpunues dhe mbështetës

  • Pagesë sipas marrëveshjes

Aplikimi:

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe dokumentet relevante
📍 Qendra YALEC ( Hareja )– Vushtrri
📧 ( blerim@yalec.hareja.org ) | 📞 ( +38344169306)
🗓 Afati për aplikim: ( 16/01/2026 )

Categories Lajme

Leave a Comment