Bashkëpunimi ndërmjet OJQ Hareja dhe DVV International po vazhdon me sukses, falë financimit nga organizata gjermane DVV International, e cila mbështet zhvillimin e arsimit dhe edukimit të të rriturve në Kosovë.

Kjo mbështetje u krijon të rinjve dhe të rriturve mundësi konkrete për t’u aftësuar përmes trajnimeve profesionale dhe edukative, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aftësive, punësueshmërisë dhe zhvillimit personal të tyre.

Qendra YALEC vazhdon të mbetet një qendër e mundësive, duke ofruar hapësirë për mësim gjatë gjithë jetës, zhvillim profesional dhe përfshirje aktive në komunitet.

OJQ Hareja shpreh falënderim të veçantë për DVV International për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve me ndikim të qëndrueshëm.

 

Categories Lajme

Leave a Comment