Qendra për Arsimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve (YALEC – Youth and Adult Learning and Education Centre) në Vushtrri, e cila do të funksionojë sipas modelit të shkollave popullore gjermane. Kjo iniciativë është pjesë e një projekti të financuar nga DVV International në Kosovë, dhe ka për synim të ofrojë qasje gjithëpërfshirëse dhe holistike ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes arsimit formal dhe joformal.
Në kuadër të saj, Qendra Rinore “Hareja” – YALEC Vushtrri hap thirrjen për aplikim në kursin e gjuhës angleze. Inkurajohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë, Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Ju njoftojmë se grupet fillojnë që nga shtatori i këtij viti.