Kursi i Rrobaqepësisë vazhdon me sukses në YALEC – Vushtrri

Në Qendrën për Arsim të të Rinjve dhe të Rriturve – YALEC Vushtrri po vazhdon me intensitet mbajtja e kursit të rrobaqepësisë, një ndër programet më të kërkuara nga komuniteti.

Interesimi i pjesëmarrësve është tejet i lartë dhe pjesëmarrja e rregullt dëshmon për rëndësinë që ka ky trajnim në fuqizimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen për tregun e punës.

Përmes një qasjeje praktike dhe të mbështetur me mjete bashkëkohore, pjesëmarrësit po mësojnë teknika të avancuara në qepje, dizajnim dhe përshtatje veshjesh.

👉 Falënderojmë të gjithë trajnerët për përkushtimin dhe DVV International për mbështetjen e vazhdueshme!

Categories Lajme

Leave a Comment