📢 Filluan Kurset e Gjuhës Gjermane në YALEC – HAREJA Vushtrri!

Me shumë entuziazëm njoftojmë se në Qendrën për Arsim për të Rritur YALEC – HAREJA në Vushtrri kanë filluar kurset e gjuhës gjermane për të rriturit.

Ky program synon të ofrojë mundësi reale për zhvillim personal dhe profesional, duke fuqizuar të rriturit përmes aftësimit gjuhësor, dhe duke kontribuar në përmirësimin e tyre në tregun e punës dhe në përfshirjen shoqërore.

🙏 Faleminderit të veçantë për mbështetjen e donatorëve tanë nga DVV International, të cilët po kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e qasjes në arsim cilësor për të rriturit në komunitetin tonë.

📚 Kurset zhvillohen në ambiente të përshtatshme, me trajnues profesionalë dhe materiale mësimore të dedikuara për moshat madhore.

📍 Adresa: Qendra YALEC – HAREJA, Vushtrri
📆 Orari: [08;00 /17;00]
📩 Për informata: [blerim@yalec.hareja.org] / [044169306]

Categories Lajme

Leave a Comment