
📢 Njoftim: Filluan kurset për Rrobaqepësi në YALEC – Hareja Vushtrri
Me kënaqësi ju njoftojmë se në Qendrën për Arsimin e të Rinjve dhe të Rriturve – YALEC Vushtrri, tashmë kanë filluar edhe kurset profesionale për Rrobaqepësi!
Ky kurs është pjesë e programeve tona për fuqizimin e të rriturve përmes arsimit profesional dhe praktik.
🧵 Kursi i rrobaqepësisë ofron:
-
Aftësi praktike në qepje dhe dizajnim
-
Përdorimin e makinës për qepje
-
Mësimdhënie nga trajnerë të kualifikuar
-
Ambient të përshtatshëm dhe material të nevojshëm për mësim
📍 Kurset zhvillohen në ambientet e YALEC – Hareja në Vushtrri.
Falënderojmë DVV International për përkrahjen e vazhdueshme në ofrimin e mundësive për mësim dhe zhvillim profesional për të rriturit.
📌 Për më shumë informata dhe regjistrim, vizitoni: www.hareja.org / Facebook